Situata politike, reagon OSBE. Bosch: Dialog në Parlament
TIRANE-Një ditë pas deklaratave të ashpra të dy kundërshtarëve politike Sali Berisha dhe Edi Rama, ka reaguar shefi i delegacionit të OSBE-së, në Tiranës Robert Bosch. Pas një seminari për teknologjinë e informacionit të zhvilluar sot në selinë e Kuvendit të Shqipërisë, ambasadori i OSBE, Robert Bosch u tregua i gatshëm ti përgjigjej shkurt mediave për situatën politike në Shqipëri. Bosch kërkoi nga klasa politike shqiptare të nisë një dialog të qëndrueshëm, i cili sipas Bosch duhet të zhvillohet në Kuvend.
“Nuk kam shumë për të thënë. Ka ardhur koha për dialog të qëndrueshëm nga të dyja palët. Dialogu duhet të filloj në Kuvend”, theksoi Bosch pas seminarit për teknologjinë e informacionit.
Pas akuzave personale mes Berishës dhe Ramës, ambasadori i OSBE sugjeroi se palët që si qeveria dhe opozita duhet të përdorin një gjuhë më të butë.
Ndërkohë situata politike në vend u acarua edhe më shumë pas deklaratave me akuza dhe kundërakuza mbrëmjen e djeshme nga Berisha dhe Rama.
Sot PS mban një mbledhje ku pas saj do të shpjegohet aksioni politik që do të ndiqet në kuadër të kërkesës për hapjen e kutive.
Po sot Kuvendi do të mblidhet në seancën e radhë sku priten deklarime nga mazhoranca rreth qëndrimit bojkot të opozitës.
(d.b/BalkanWeb)