E Diel, 1 Nëntor 2026

Liri me kusht per Aziz Kelmendin jepet vendimi per biznesmenin kosovar

“Liri me kusht” për Aziz Kelmendin.

Është ky vendimi i gjykatës penale të Tiranës për biznesmenin kosovar, që akuzohet për vdekjen e këngëtares Emmy.

Aziz Kelmendi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për vrasje nga pakujdesia në kushtet e neglizhencës.

Duke marrë në konsideratë rrethanat lehtësuese dhe integritetin e mirë të biznesmenit kosovar, gjyqtari Arben Micko vendosi pezullimin e ekzekutimit të vendimit me kushtin që për 2 vite Aziz Kelmendi të mos bëjë asnjë vepër tjetër penale.

Nga analiza që iu bë provave dhe dëshmitareve, rezultoi se biznesmeni mund t’i kishte parashikuar pasojat e veprimit të tij, por nga neglizhenca nuk i mori parasysh.

Vendimi i gjykatës është dhënë në mungese të të pandehurit, i cili përfaqësohej nga dy avokatët Dritan Gripshi dhe Xhavahir Morina.

Avokatët e biznesmenit u shprehën se vendimi i gjykatës ishte i drejtë, duke theksuar se kjo çështje ishte fryrë mediatikisht si pasojë e raportit intim që kishin klienti i tyre me këngëtaren Emmy.

Nga ana tjetër, avokatët e familjarëve janë shprehur se do të apelojnë vendimin e dhënë nga Gjykata e shkallës së Parë të Tiranës.

Aziz Kelmendi u akuzua për vdekjen e këngëtares Elsina Hidershaj, ngjarje e ndodhur më 26 shkurt 2011 pranë një lokali nate në Tiranë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›