PD Akuzat e PS-se per bllokim te procesit te pabaza

"Deputeti i PS-së deklaroi se numëruesit e PD-së dhe të LSI-së janë larguar nga vendi i tyre i numërimit që i përket KZAZ numër 48, njësia bashkiake numër 5 në Tiranë.
Partia Demokratike bën me dije se nuk ka pasur asnjë bllokim të procesit të numërimit nga ana e numëruesve të PD-së, jo vetëm në njësinë 5 por në asnjë njësi. Kjo është plotësisht e verifikueshme dhe numëruesit e vëzhguesit e PD-së janë në vendin e tyre të punës, duke përmbushur kështu detyrën e tyre ligjore dhe qytetare.
Ju bëjmë me dije se në njësitë 8, 9 dhe 11 në kryeqytet numëruesit e PS-së mungojnë prej orësh të tëra në tavolinat e tyre të numërimit. Partia Demokratike garanton të gjithë qytetarët se çdo votë do lexohet dhe numërohet me korrektesë dhe se asnjë vullnet i mbrapsht nuk mund të devijojë dot verdiktin e zgjedhësve shqiptarë"-tha Albana Mustafaraj, zëdhënëse e PD-së.