Rezultatet ne rrethe PS merr 35 bashki PD 28

Pas përfundimit të numërimit të pjesës më të madhe të kutive të votimeve në të gjithë vendin rezulton se për qarkun e Beratit, bashkinë Berat, Urën Vajgurore, Kuçovë dhe Policcanin do t’i drejtojnë kandidatët e majtë, ndërsa vetëm Çorovoda do të drejtohet nga Aleanca për Qytetarin.
Në qarkun Dibër numërimi ka përfunduar dhe bashkinë Burrel do ta drejtojë e majta e përfaqësuar nga një femër, ndërsa Bashkinë Dibër, Peshkopi, Bulqizë dhe Klos do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme koalicioni i djathtë. Në qarkun Durrës, bashkinë e Durrësit do të vijojë ta drejtojë e majta, ndërsa në Maminas, Manëz, Sukth dhe Krujë rezulton fitues koalicioni i djathtë dhe në Shijak dhe Fushë Krujë ka fituar e majta.
Për qarkun Elbasan, për bashkinë e Elbasanit numërimi vazhdon. Në bashkitë që ka përfunduar numërimin rezulton se atë të Belshit, Cërrikut, Librazhdit, Prenjasit dhe Peqinit do t’i drejtojë në katër vitet e ardhshme koalicioni i djathtë, ndërsa vetëm bashkinë e Gramshit e ka fituar ai i majtë.
Për qarkun e Fierit, bashkitë Fier, Patos, Divjakë, Lushnje dhe Ballsh janë fituar nga kandidatët e koalicionit të majtë, ndërsa ajo e Roskovecit është fituar nga koalicioni i djathtë. Në qarkun e Gjirokastrës numërimi ka përfunduar për drejtuesit e bashkive prej të cilit rezulton se bashkitë Gjirokastër, Këlcyrë, Përmet Memaliaj dhe Tepelenë i kanë fituar kandidatët e majtë ndërsa atë të Libohovës do ta drejtojë kandidati i djathtë. Për qarkun e Korçës numërimi ka përfunduar dhe rrezulton se bashkitë Korccë, Ersekë, Maliq dhe Pogradec do të drejtohen nga e majta, ndërsa bashkitë Bilisht dhe Leskovik nga e djathta.
Gjithashtu për qarkun e Kukësit numërimi ka përfunduar dhe rezulton se bashkia Kukës dhe Bajram Curri janë fituar nga kandidatët e djathtë ndërsa ajo e Krumës nga ai i majtë. Edhe për qarkun e Lezhës numërimi ka përfunduar për krerët bashkiakë dhe vetëm bashkia Lezhë është fituar nga e djathta ndërsa bashkitë Laç, Mamurras, Rrëshen dhe Rubik do të drejtohen nga koalicioni i majtë.
Për qarkun e Shkodrës numërimi ka përfunduar për bashkinë Shkodër ku rezulton fituese Aleanca për Qytetarin, ndërsa bashkitë Koplik, Fushë-Arrëz, Pukë, Vau i Dejës janë fituar nga kandidatët e djathtë. Në qarkun e Vlorës, kandidati i majtë ka fituar drejtimin e bashkisë së Delvinës, ndërsa bashkitë Vlorë, Himarë, Orikum, Selenicë, Sarandë dhe Konispol do të drejtohen nga e majta.
Për qarkun e Tiranës, bashkitë Vorë, Rrogozhinë dhe Kamëz janë fituar nga kandidatët e djathë, në bashkia Kavajë ka fituar ai i majtë ndërsa për bashkinë e Tiranës numërimi vazhdon.
Olgera Muka