KSHH Procesi i 8 Majit ne Korce i rregullt

Sipas Komitetit Shqiptar të Helsinkit në Korçë procesi zgjedhor i tetë majit ishte i rregullt, ndërsa incidentet e shënuara gjatë tij nuk cënuan procesin zgjedhor. Në rrethin e Korçës ishin rregjistruar për të votuar 152.000 qytetarë dhe prej tyre e ushtruan këtë të drejtë kushtetuese 52 %.
"Dita e zgjedhjeve përgjithësisht kaloi e qetë, por natyrisht ka pasur disa problematika ose mangësi që nga proceset e para zgjedhore kanë ardhur duke u përmirësuar. Ajo që përbën një problematikë janë subjektet zgjedhore, politike që ndikojnë në proces"- tha Keti Qirinxhi, kryetare e Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Korçë.
Rregullsinë e proçesit zgjedhor e vërteton edhe fakti se pas shpalljes së rezultateve të numërimit nuk ka pasur ankesa nga humbësit e këtij procesi.
Jorgjeta Gjançi