E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Akuzat e Ramës nuk pengojnë projektet

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë pas deklaratave të PS për TEC-et. Zëdhënësja e kësaj partie Erla Mëhilli u shpreh në një konferencë për shtyp se Rama sërish ka gënjyer kur deklaron se TEC-et me qymyr janë të ndaluar ndërkohë që në disa vende të Europës po ndërtohen të tilla. Sipas saj parku energjitik në Porto Romano dhe projektet për industrializimin e vendit do të vazhdojnë edhe pse Rama po mundohet të krijojë dhe të sajojë akuza nga hiçi. "Ne nuk kemi ndërmend ti përgjigjemi me të njëjtën monedhë. Ato morën përgjigjen nga shqiptarët më 28 qeshor" theksoi Mëhilli.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›