Ekstradohen dy të dënuar nga Italia
Zyra Qëndrore Kombëtare (ZQK) Interpol Tirana kreu dje ekstradimin e dy shtetasve shqiptarë nga Roma, (Itali) drejt vendit tonë me ndihmën e homologes italiane, Interpol-Roma.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë së Shtetit, u ekstradua shtetasi Petrit Liçi, lindur më 29.12.1949 në Elbasan, dënuar me 15 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin nr.48, datë 28. 03. 2006 për veprat penale të "trafikimit të femrave për prostitucion të kryer në bashkëpunim". Ky shtetas në bashkepunim me shtetasin Gentjan Liçi pasi e mashtruan, më pas e detyruan dhe shfrytezuan shtetasen I. SH si prostitutë në Itali.
Gjithashtu, nga ZQK Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma në Shqipëri i shtetasit Ymer Shehaj, lindur më 15.09.1977 në Ballsh, Fier, pasi është dënuar me 12 vjet burg nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me vendimin nr.183, datë 16. 07. 2003 për veprën penale të "Shfrytëzimit të prostitucionit në rrethana rënduese".
Ky shtetas pasi e mashtroi shtetasen B.D (minorene) e mori me vete në Greqi me premtimin se do ta çonte në Amerikë, por pasi tentoi ta detyronte të punonte si prostitutë, u ndesh me kundërshtimin e saj dhe e ka keqtrajtuar në menyrë të përseritur.