KQZ miraton mandatet e deputetëve për Lezhën
TIRANË- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar sot vendimin për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Lezhës.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së Leonard Olli, vendimi i miratuar përcakton ndarjen e 7 mandateve për Qarkun Lezhë: 4 për koalicionin "Aleanca e ndryshimit", të kryesuar nga Partia Demokratike dhe 3 për koalicionin "Bashkimi për ndryshim", të drejtuar nga Partia Socialiste.
Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PD-së për qarkun Lezhë: Edi Palokën, Mark Markun, Paulina Hotin dhe Gjok Vuksanaj.
Ndërsa kandidatë fitues nga lista shumemërore e PS-së për këtë qark janë: Gjok Jaku, Gjovalin Kadeli dhe Armando Prenga.
Lezha është qarku i shtatë ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës dhe Elbasanit.