Ekstradimet, disa shtete refuzojnë kërkesat nga Shqipëria
Për vitin 2009 është arritur që të rikthehen në Shqipëri 43 persona të dënuar dhe akuzuar nga drejtësia e vendit tonë. Por mes kësaj morie ekstradimesh disa nga kërkesat janë refuzuar. Arsyeja nuk ka të bëjë me mosplotësimin e dosjes nga drejtësia shqiptare apo shkelje procedurash por thjesht pasi i arrestuari shqiptar në një vend të huaj ka të njëjtën akuzë edhe atje ku u kap. Për të gjithë këtë procedurë e shpjegon në mikrofonin e "Ora Neës" drejtoresha e përgjithshme e Kodifikimit në ministrinë e Drejtësisë Marsida Xhaferllari. Ndër të tjera ajo shpjegon se si veprohet me emigrantët shqiptarë të arrestuar jashtë vendit, sa zgjat qëndrimi i tyre në qelinë e burgut të shtetit të huaj dhe kur mund të ekstradohet në vendin tonë për tu gjykuar.
Por për të bërë sa më të lehtë shkëmbimin e informacionit, të provave apo edhe letërporosive Ministria e Drejtëisë është duke hartuar një ligj për bashkëpunimin gjyqësor ndërkombëtar që sipas drejtoreshës së kodifikimit në këtë institucion do të heq pengesat buroktratike mes shqipërisë dhe vendeve të huaja.
Gjithashtu Xhaferllari shpjegon edhe procedurat për ekstradimin e shqiptarëve duke vënë në dukje respektimin e të drejtëve të të akuzuarve si dhe sipas saj shtetet nga të cilat vijnë emigrantët janë Italia dhe Greqia.