E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha miraton propozimet e LSI-së

Pas vendimit për dorëheqjen e parevokueshme të zotit Ilir Meta nga posti i Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Lëvizja Socialiste për Integrim i ka dorëzuar kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha propozimet si më poshtë:

Z.Edmond Haxhinasto, të emërohet Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme.

Z.Nasip Naco aktualisht Zëvendëskryetar i Kuvendit të Shqipërisë të emërohet Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës.

Kryeministri Berisha i miratoi keto propozime duke i percjellur ato për dekretim tek Presidenti i Republikës Bamir Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›