E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Alibeaj: Teka të kryetarit të PS nuk do të plotësohen, do zbatohet Kushtetuta

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, tha sot se “në qofte se PS ka një peng me të shkuarën, kryetari i saj ka një peng me të shkuarën, duke i treguar të vetëve vërtetë ai një kauzë e çon deri në fund, sepse kjo është çështje që deri në këtë farë mase ka degraduar”. “Unë besoj që teka të tilla nuk duhet të plotësohen, do të respektohet Kushtetuta, ligji, vendimet e Gjykatës Kushtetuese, kodi zgjedhor dhe ai nen, dhe brenda kësaj hapësire ligjore zoti Rama të gjej mundësitë e veta për të kamufluar humbjen e vet në këtë proces negocimi”, u shpreh Alibeaj. Ai thotë se nëse PS tashmë mendon se me anë të komisionit hetimor mund të bëhet transparencë, kjo është e sigurt, të ngrihet komisioni hetimor. Sipas tij, ligji aktual, jo ai që donin të ndryshonin ata, ua jep të drejtën dhe një deputeti të vetëm, ai ka të gjitha mundësitë të bëj transparencë të gjerë, të gjatë, të thellë dhe çfarëdolloj dimensioni.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›