PD, Basha: Përpjekjet e krimit, me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar SPAK, do të dështojnë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, paralajmëroi të dielën nëpërmjet një statusi në rrjetin social X, se “çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë”.
Sipas tij, PD është në krah të aleatëve strategjikë dhe në mbështetje të SPAK, pasi fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.
“Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët. Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK”, shkruan Basha.
/rtsh.al/