E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

PD, Bejko: Premtoj ndërtimin e 250 km rrugë, që do të lidhin zonat rurale me qendrën

Kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka vijuar takimet e tij elektorale për zgjkedhjet vendore të 14 majit 2023, me banorë të zonës së Ndroqit.

Gjatë takimit me banorët e fshatit Sauqet në Ndroq, Bejko është shprehur se është e pakuptueshme se si bashkia Tiranë, i ka lënë në harresë, duke mos ju shtruar 5 km rrugë!

“Me shqetësim vura re se janë harruar nga bashkia Tiranë, me rrugë të pa asfltuara, një nga shqetësimet kryesore që kanë.  Në vitin e parë në krye të bashkisë Tiranë, unë zotohem se do ta ndërtojë rrugën! Në drejtimin tim, Bashkia e Tiranës do të ketë prioritet ndërtimin e 250 km rrugë, që do të lidhin zonat rurale me qendrën, me qëllim që fermerët të shesin produktet e tyre.“- u shpreh Bejko.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›