Veliaj takon banorët e njësisë nr.9: Në këtë zonë do vendosim objekte të rëndësisshme publike

Kandidati i PS për Tiranën, Erion Veliaj, dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu zhvilluan takime me qytetarët e Njësisë 9. Veliaj theksoi se vetëm në këtë zonë janë ndërtuar 5 shkolla të reja.
“Gjërat nuk janë perfekt, por padyshim janë ditët më të mira të Tiranës në punët e qeverisë dhe në punët e Bashkisë, ndaj dhe dëshira është që të vazhdojmë përpara”
Ai informoi edhe për disa nga projektet që planifikon Bashkia e Tiranës, sidomos në zonën e Bulevardit të Ri, e cila po merr një hov të vrullshëm, sipas tij, e ku do të vendosen një sërë objektesh të rëndësishme publike.
“Tani duam të jetë sheshi “Skënderbej”, Njësia 9 në drejtim të Bregut të Lumit, i cili nuk përmbytet më, përkundrazi, sot Bregu i Lumit është vendi ku do investohet më shumë, ku do kalojë autostrada, ku po bëhen lagjet e reja të tërmetit, ku do kalojë bashkia dhe shumë institucione publike”
/rtsh.al/