E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 14 majit, ”Bashkë Fitojmë” dhe PDIU do të kenë numëruesit e tretë dhe të katërt

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është hedhur sot shorti për caktimin e anëtarit të tretë dhe të katërt të grupeve të numërimit të votave për zgjedhjet e 14 majit.

Koalicioni ”Bashkë Fitojmë” i drejtuar nga Sali Berisha dhe Ilir Meta do të ketë numërues në tavolinat me numër tek në të gjitha KZAZ-të, ndërsa Partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet do të ketë numërues në tavolinat me numër çift.

Në këtë mënyrë, në tavolinat e numërimit me numër tek në të gjithë vendin numëruesit për zgjedhjet vendore, do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i Partisë së Lirisë.

Ndërkaq, në tavolinat e numërimit me numër çift në të gjithë vendin numëruesit do të jenë 2 përfaqësues të Partisë Socialiste, 1 i Partisë Demokratike dhe 1 i PDIU-së.

Sa i përket anëtarit të katërt të grupeve të numërimit vendimi që të ndahet midis Partisë së Lirisë dhe PDIU-së, ku Celibashi iu referua ligjit duke propozuar që në gjysmat të ketë njëra numërues, e në gjysmat tjetra.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›