E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Berisha kërcënohet me vrasje, Rama: Qëllo në shenjë se ka antiplumb

Partia Demokratike ka bërë me dije se Kryeministri Sali Berisha është kërcënuar me jetë.

Në një reagim në rrjetin social Facebook PD, shkruan “Dje në mbrëmje, ndërsa Rama i mbushte qytetarët me pesimizëm në një prej takimeve të Partisë Socialiste, një prej mbështetësve të Ramës deklaroi se do të kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë. Por Rama nuk e dënoi këtë veprim. Përkundrazi, Edi Rama u përgjigj duke e inkurajuar qytetarin duke i thënë se do t’i duhej të qëllonte në shenjë për shkak të antiplumbit”, shkruan noa.

Në vijim ngrihen pyetjet se mos vallë Edi Rama mendon se largimi me dhunë i një qeverie është veprimi i duhur, ku shtohet “A mos mendon Edi Rama se vrasja është veprimi i duhur? Edi Rama duhet ta dënojë këtë koment menjëherë dhe të kërkojë ndjesë për heshtjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nxit dhunë në zgjedhje dhe për këtë atij duhet t’i vijë turp”./Indeksonline/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›