E Diel, 1 Nëntor 2026

Kishte porositur 100 kg marihuanë, bie në pranga

Policia kriminalistike në Heilbronn të Gjermanisë ka kapur një rrjet prej shtatë trafikantësh të drogës, nga mosha 31 deri 45 vjeçare. Gjashtë prej tyre ndodhen në paraburgim, ka bërë të ditur policia të mërkurën. Te të arrestuarit janë sekuestruar më shumë se 100 kilogramë marihuanë. Sipas njoftimit të policisë, njëri nga të arrestuarit, një shqiptar 31 vjeçar kishte organizuar transportimin e rreth 100 kilogramëve të marihuanës.

Përgjegjësit e operacionit të koduar me emrin “Schneemensch” zotëronin që në muajin shkurt indikacione se nga Kosova në Heilbronn duhej të transportohej një sasi e madhe e marihuanës. Duke u bazuar në këto informata, në muajin mars ishte arrestuar një grek 29 vjeçar në Bari të Italisë, në veturën e të cilit qenë gjetur 40 kilogramë drogë, transmeton albiinfo.

Sasitë tjera policët i kishin gjetur në veturën e njërit nga bashkorganizatorët (17 kg) dhe në banesën e një tjetri (10.5 kg). Ndërsa 40 kilogramë të tjerë hetuesit i kanë gjetur te shqiptari 31 vjeçar. Policët, për shkak të hetimeve, nuk e kanë treguar emrin e saktë të vendit ku është gjetur droga./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›