PD, Boçi: Bashkia e Vaut të Dejës abuzim me 100 milion lekë, si dhe me likuidimin e projekteve të patenderuara, objekteve shëndetësore e atyre arsimore

Deputetii PD-së, Luçiano Boçi, ka akuzuar drejtuesit e lartë të Bashkisë e Vau i Dejës, për korrupsion madhor, lidhur me likuidimet e projekteve të patenderuara, objekteve shëndetësore dhe atyre arsimore. Sipas tij, abuzimi kap shifrën e 100 milion lekëve, paraqitur si shpenzime për ‘Hartim Projektesh’ për vitin 2020.
Boçi deklaron se janë likujduar projekte të patenderuara, një rikonstruksion, plus shtesë, për shkollën 9 vjeçare Hajmel dhe rikontruksion për shkollën Barbullush dhe se janë marrë në dorëzim projekte të patenderuara, me vlerë rreth 20 milion lekë, “objekte qendrash shëndetësore, të cilat janë në fakt në varësi të Ministrisë Shëndetësisë, ndër to qendra shëndetësore Mjedë, e tenderuar nga ministria e linjës me dt. 30 mars 2020”.
“Referuar dokumenteve standarde dhe kontratës, projektet duheshin dorëzuar brenda 2 muajve, ndërkohë që janë dorëzuar brenda tri ditësh. Pas dorëzimit në sekretari çuditërisht të nesërmen, me dt 30/6/2020. është bërë edhe likujdimi i plotë. Shumë e thjeshtë arsyeja: fituesi është paracaktuar. Referuar proces-verbalit të marrjes në dorëzim, në të gjitha projektet ka mangësi nga dokumentet e kërkuara në tender, kjo konfirmohet edhe nga akt konstatimi i Anti-korrupsionit ku thuhet: “nuk na janë vënë në dispozicion dokumentacioni për zbatimin e kontratës dhe marrjen në dorëzim të objektit të prokurorimit, duke përfshirë edh projeket e zbatimit, relacionet përkatëse, preventivat, specifikimet teknike dhe çdo document tjetër i kërkuar në DST.” Te shkolla e Mjedës, Bashkia e Vaut të Dejës bëhet “spektakolare”, siç di vetëm mjeshtrat e administratës së Bashkisë: Shkolla, sipas detyrave të projektimit është ndërtuar në vitin 1850 dhe nuk është rikonstruktuar as një herë. Me gjithë entuziazmin historik të mjeshtrave, shkolla është ndërtuar në vitin 1986. Është rikronstruktuaar në 2016 me mbështetjen e Ambasadës amerikane dhe Gardës së New York-ut dhe New Jersey-t, me një fond prej 500 mijë dollarësh. Por “mjeshtrat” nuk ndalen. Ata thonë: shkolla ka 814 nxënës, ku mësojnë 24 klasa. Në në fakt, duke iu referuar Drejtorisë Rajonale Arsimore në Lezhë, shkolla ka 160 nxënës. I patrembur nga faktet dhe arsyeja, Bashkia e Vaut të Dejës vendos të bëjë rikonstruksion të plotë të shkollës. Bashkia projekton disa rikonstruksione kopshtesh sipas një modeli copy/paste të Kopshtit 34 në Tiranë. Pra, është marrë preventivi i rikonstruksionit të këtij kopështi, 150 km më larg, madje është kopjuar edhe skenari tiranas, në të cilin 5 familje banonin në ndërtesën e kopshtit.“, deklaron Boçi.
Sipas tij, të gjitha këto shkelje janë pasqyruar edhe në padinë që ka çuar në SPAK dega e PD të Vaut të Dejës, por u bë më shumë se një vit që nuk ka asnjë reagim nga Prokuroria e Posaçme.
“U bëjmë thirrje që, nëse nuk i tërheq ligji dhe e drejta, të paktën ta lexojnë dosjen sepse aty ka letërsi fantastike. Sidomos skena me 5 familje, që kanë zaptuar të gjitha kopshtet e Bashkisë së Vaut të Dejës, ne na pëlqen shumë. Do të shihemi së shpejti për një episod tjetër”, thuhet në njoftimin e PD-së.
/rtsh.al/