Zgjedhjet vendore/ Paloka: Do të votojnë edhe simpatizantët e PD! Nisim menjëherë kontaktet me aleatët

Kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka ka zbuluar vendimet e marra gjatë Këshillit kombëtar i cili u mblodh këtë të shtunë për të miratuar rregullat e primarëve para zgjedhjeve. Për mediat Paloka tha se në zgjedhje për kryetar dege do t’i jepet e drejat e votës jo vetëm anëtarëve të PD por edhe simpatizantëve të saj.
Po ashtu Paloka sqaroi se funksionet e kryetarëve të degëve që do të kandidojnë në primare do të kryhen nga nënkryetarët. Paloka shtoi se me Berishën negociator do të nisin menjëherë kontaktet me aleatët për përcaktimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale.
“Me kërkesë të Këshillit Kombëtar u shty diskutimi për regulloren e primareve. Sot u diskutua për këtë çështje dhe ato që janë risi nga primaret e fundit janë që në votime, siç e përcakton Statuti, nuk do të marrë pjesë vetëm anëtarësia e PD por edhe simpatizantët.
U diskutua edhe për kandidimin e kryetarët të degëve dhe pozicioni që do të mbajnë. Pati disa propozime por u miratuar propozimi i grupit të punës kryetarët e degëve që do të kandidojnë në primare gjatë kandidimit funksionet do të kryhen nga nënkryetarët e degëve. nëse do të shpallen kandidatë zyrtarë të PD për zgjedhjet lokale nuk do të jenë më në pozicionin fillestar.
U votua edhe për një pikë që ishte e diskutueshme, nëse do të ketë balotazh dhe u vendos që balotazhi do të qendrojë si proces/
Nga sot do të fillojnë kontaktet me aleatët me të cilët do të bashkërendohet puna. Detajet se si do veprohet në rast se do të vendoset që aleatëve t’iu lihet një zonë e lirë, do të përcaktohen gjatë bisedimeve. Sot mbyllëm rregulloren, të gjitha këto do të përcaktohen në ditët në vazhdim. Besoj që vetë kryetari i PD do të jetë negociatori kryesor, z. Berisha”, tha Paloka.
Rithemelimi mblodhi sot Këshillin Kombëtar ku në fokus të bisedimeve ishin primaret të lëna pezull. Berisha u shpreh i qartë se detyra kryesore është të fitojë zemrat dhe mendjet e qytetarëve shqiptarë.
/rtsh.al/