E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Syri i Tiranës”, Rama publikon gjobën e IKMT-së prej 1 milionë e 366 mijë USD: Gjykatësi i verbuar! Paraja s’është gjithçka

Kryeministri Edi Rama, pas publikimit dje të dokumentit të kallzimit penal për shtesën e palgjishme te “Syri i Tiranës”, ka publikuar sot në rrjetin e tij social FB edhe dokumentin e gjobës prej 162 milionë 634 mijë e 500 lekë të reja, ose 1 milionë 366 mijë e 130 USD, për metrat katrorë, të vendosur nga IKMT, të cilat para pak ditësh i mori shteti, për interes publik.

Rama fton qytetarët që të shikojnë vetë datën e vendosjes së kësaj gjobe nga Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Kryeministri, përmes dokumentit tjetër bashkëngjitur, apelon për publikun që të informohohet se kjo gjobë, ka rënë në duart e një gjykatësi “aq të verbuar, sa që pa i’u dridhur dora i ka dhënë kompanisë të drejtë në shkallën e parë, ndërkohë që ligji është i qartë, sasia e gjobës për metër katror shtesë pa leje përcaktohet me ligj, pasi metrat katrorë shtesë pa leje janë aty”.

“Vazhdon beteja me absurdin në Gjykatën e Apelit, për të arkëtuar një gjobë 100% të drejtë, të qartë, të mbështetur në ligjin që përcakton edhe shumën e gjobës për m2! Sinqerisht, ju që shani e akuzoni qorrazi këtu, mund të keni një mijë e një arsye për të mos votuar për mua apo për të menduar, se politikanët janë të tërë njësoj, por ama, të mos e shohësh vullnetin e plotë për t’i dhënë një goditje finale këtij fenomeni të shëmtuar dhe të mos e kuptosh, se këtë vullnet mund ta ketë vetëm kush as është i kapur prej parellinjve, as kapet dot me asnjë lloj shume parash, kjo është të tallesh keq me veten në rastin më të mirë ose në rastin më të keq, kjo është të jesh një i korruptuar potencial, që s’e koncepton dot në botë se paraja nuk është gjithçka”- shkruan Rama në rrjetin e tij social, FB.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›