PD: Edhe sa kohë do të vazhdojë Edi Rama ta fshehë të vërtetën?
Deklaratë e zëdhënëses së PD, Laura Vorpsi
Kanë kaluar katër ditë që nga dita kur mësuan se Edi Rama ka shkelur ligjin duke mos dorëzuar deklaratën mbi të ardhurat e tij personale, edhe pse në reklamën televize të vetë atij, ai pretendon se ka fituar 9.3 Milionë Lek të reja nga shitja e librit të tij Kurban. Katër ditë pa një shpejgim nga Edi Rama. Tani, jemi shkrirë së qeshuri me justifikimin fillestar absurd të Ramës se deklaratën e pasurisë së tij na e paska humbur zyra postare... Një tjetër shpikje imagjinare nga salloni i tij mavi.
Por me kalimin e çdo dite heshtje nga ana e Edi Ramës, pyetjet lidhur me mungesën e transparencës nga ana e tij bëhen edhe më serioze.
1) Nga cila zyrë postare e ka postuar Rama deklaratën e tij?
2) Pse deri tani nuk ka paraqitur një vërtetim?
3) Në cilën datë e ka postuar Rama deklaratën e tij?
4) Si ka mundësi që për dy muaj nuk e ka vënë re që nuk është dorëzuar?
5) Pse nuk e ka dorëzuar online që në fillim?
6) A mos është ai kundër Shqipërisë dixhitale?
7) Apo mos Z. Rama ështe thjeshtë duke gënjyer qytetarët?
Dhe, seriozisht, çfarë po përpiqet të fshehë Edi Rama?
Qytetarët meritojnë të dinë të vërtetën mbi të ardhurat e Ramës, të deklaruara nga vetë Rama. Mjaft më me justifikime të shpikura, mjaft më duke u fshehur pas zëdhënësve, mjaft më duke u fshehur pas cicërimave.
Ka ardhur koha që Edi Rama ta pranojë një herë e mirë mungesën e transparencës nga ana e tij dhe fshehjen e pasurise se tij.
Sepse nëse Edi Rama nuk mund të tregohet i ndershëm për të ardhurat e tij dhe deklarimin e tyre, nëqoftëse ai fsheh origjinën e parave me të cilat ka blerë truallin dhe po ndeërton vilën e tij, si mund të mendohet që qytetarët t’i besojnë ato që thotë ai?
Këto janë pyetjet që bëjnë qytetarët dhe Z. Rama ende nuk u ka kthyer përgjigje me transparencë të plotë. Edhe sa kohë do të vazhdojë Edi Rama ta fshehë të vërtetën?