E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Edi Rama Al Kapone shqiptar korrupsioni i tij mban peng qytetaret e Tiranes

12-11-2010 / Gazeta 55

Partia Demokratike e cilesoi sot Edi Ramen si modelin me te shemtuar ne korrupsionit ne bote i cili vazhdon te mbaje peng qytetaret. Reagimi erdhi nga deputetja e PD-se Mesila Doda e cila tha se ndryshimi mes socialisteve dhe demokrateve eshte se te paret jane te kapluar nga korrupsioni me lejet e ndertimit te kryetarit te tyre cka i ben ata te ndjehen te ndryshem. Sipas saj Partia Demokratike po ndryshon Shqiperine ndersa Edi Rama vazhdon te pasurohet me 100 milione euro per cdo afere korruptive. Eumlshte e vertete zoti Rama qe ju jeni krejt ndryshe nga ne se ndersa ju pasuroheni me 100 milion Euro per nje qyteze monstruoze ku firmosni ne kembim te 20 tuaj ne ndryshojme Shqiperine duke dyfishuar buxhetin dhe duke shtruar nje rrjet te paimagjinueshem rrugor duke rrezuar murin e vizave per shqiptaret- theksoi ligjvenesja demokrate. Ne vijim te shpalosjes se aferave antiligjore qe rendojne tashme mbi kurrizin e korruptuar te Edvinit deputetja Doda tha kryebashkiaku i Tiranes eshte gjobvenesi me i madh i biznesit. Ndersa perpiqeni te negocioni perqindjen qe keni marre ju dhe ortaku juaj ekonomik e politik ndersa ju dridhet zeri kur pohoni se sa perqindje i zhvatni kompanive te ndertimit si mafiozi me i madh i veshur me pushtet ne kete vend ne arrijme te plotesojme rrjetin me te madh te transparences elektronike duke marre per kete edhe cmimin me te larte nga OKB tha ajo. Doda ka kerkuar nga organet e drejtesise qe te zbardhin kete afere te turpshme dhe brenda hetimit te tyre te shtojne edhe pohimin e sotem te kryetarit te Bashkise Al Kapones shqiptar i cili ka kohe deri me 8 maj per te bartur peshen e tij te korrupsionit e per te mbajtur peng qytetaret e Tiranes.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›