E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Edi Rama eshte thellesisht i deshperuar dhe qartesisht konfuz

Deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, në një njoftim për mediat shprehet se, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama, është totalisht i dëshpëruar dhe shumë konfuz.

Sipas tij, PD kërkon që çdo votë e elektoratit të numërohet, ndërkohë që forca politike që ai përfaqëson, është në pritje të çdo vendimi të Kolegjit Zgjedhor.

PD, ka thënë Bogdani, respekton këtë proces ligjor dhe prêt me qetësi çdo përgjigje prej tij.

“Partnerët ndërkombëtarët nuk kane thënë për asnjë moment se fletët e gjetura jo në kutinë e duhur nuk duhet të numërohen si dhe kanë qenë shumë të qartë në deklaratat e tyre se nuk ka patur asnjë formë manipulimi të votës.

Në të vërtet, dje, Ndihmës Zëvëndës Sekretari i Shtetit Amerikan, Tomas Kantrimen, qartësisht deklaroi se këto janë zgjedhjet më të mira të organizuara ndonjëherë në vendin tone.

I tërë komuniteti ndërkombëtar, ka thënë vazhdimisht të njëjtën gjë, gjatë gjithë këtij procesi.

Procesi normal ligjor, i cili qëndron në themel të çdo shteti demokratik duhet të vazhdojë dhe të gjitha palët duhet të respektojë vendimin e dale në përfundim të tij.

Sot, Edi Rama u pyet nëse do të dëgjonte thirrjen e Kantrimen për të respektuar rezultatin e këtij procesi ligjor.

Edi Rama nuk iu përgjigj kësaj pyetje.

Në të vërtetë, heshtja e tij flet më shumë se çdo përgjigje që ai do mund të artikulonte”, tha mes të tjerash ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›