PD Edi Rama fsheh planet per rritjen e taksave

Partia Demokratike ka akuzuar sërish sot kreun e opozitës Edi Rama se fsheh planet për rritjen e taksave, ndërsa vetë ai nuk paguan taksa. Në një deklaratë për media zëdhënësja e selisë blu Laura Vorpsi shprehet se Rama ka refuzuar të paguaj taksat për miliona lekë të ardhura nga libri i tij Kurban.
Deklarata e plotë e zëdhëses së partisë Demokratike
Kanë kaluar 10 ditë dhe Edi Rama ende fsheh të vërtetën nga qytetarët për taksat e tij të papaguara.
Raportet e lajmeve konfirmuan përsëri para dy ditësh se Edi Rama ka refuzuar të paguaj taksat për miliona lekë të ardhura nga libri i tij Kurban.
Dhe këto janë të vetmet të ardhura për të cilat ne jemi në dijeni. Por Rama ende nuk i përgjigjet as pyetjeve më të thjeshta për taksat e tij, ose të japë ndonjë provë nëse i ka paguar ato.
Edi Rama thotë se i ka deklaruar të ardhurat nëpërmjet postës. Atëherë, përse nuk jep prova duke bërë publike ndonjë faturë nga zyra postare?
Përse publikuesit e librit të Ramës thonë që ai nuk i ka paguar taksat? Dhe përse Edi Rama nuk publikon as edhe një provë të vetme që tregon se ai i ka paguar të gjitha taksat
Nuk mjafton fakti se Edi Rama po fsheh të vërtetën nga qytetarët për taksat e tij; ai tashmë po fsheh edhe të vërtetën mbi planet e tij për rritjen e taksave të qytetarëve.
Edi Rama tha para dy ditësh se ai nuk i ka rritur asnjëherë taksat. Por në fakt, gjatë kohës që ai ishte Kryebashkiak i Tiranës, Rama i dyfishoi taksat.
Dhe për ta vërtetuar këtë, mos na besoni ne por thjesht pyesni pronarët e restoranteve të cilët panë t’u rritej taksa për tavolinë me 400%.
Pyesni pronarët e bizneseve të cilët panë t’u rritej taksa e tabelave të reklamimit të biznesit të tyre me 50%.
Pyesni familjet të cilët panë t’u rritej taksa e pastrimit me 5000%!