Rama Rilindja shpetim per gjithe Shqiperine por edhe per vete Berishen
Eshte koha per ndalur rrenimin dhe per t’i hapur rruge Rilindjes dhe Rilindja askund me shume se ne Korce nuk e merr te plote kuptimin e saj, tha kreu i PS Edi Rama ne mitingun permbylles ne kete qytet.
“Kjo e sotmja mbetet më e jashtëzakonshmja, është pamja që në mënyrën më të mrekullueshme bashkon praninë e njerëzve me ngjyrën dhe erën e Rilindjes që mbi Korçë po fryn shumë fort”.
Per kreun e socialisteve Rama, qyteti i Korces po percjell nje mesazh te madh ne te gjithe vendin.
“Sot Korça po i jep një mesazh gjithë Shqipërisë, nga djepi i shkollës shqipe. Korça po manifeston vullnetin e një kombi të tërë që më 23 qershor do ndryshojë faqen e historisë. Është koha për të ndalur rrënimin dhe për t’i hapur rrugën rilindjes. Prania juaj sot këtu është edhe vula për moton tonë të kësaj rruge të gjatë dhe të vështirë, drejt një fitore të madhe të thellë, fitorja e Shqipërisë evropiane mbi mjerimin, injorancën, korrupsionin, krimin dhe varfërinë”- tha Rama.
Rama tha se Rilindja do te jete vec shpetim per te gjithe vendin edhe nje shpetim per vete Sali Berishen.
“Nga rilindja do përfitojë edhe katragjyshi, se do çlirohet nga antiplumbi, do ketë një shans për tu bërë një plak normal. Saliu po e dëshmon me fushatën e tij të dëshpëruar, po e dëshmon me robërit, me valën e fundit të sulmeve personale se më mirë, më shumë dhe më thellë nga të tërë ai e ndjen disfatën e 23 qershorit. Më qartë nga të gjithë ai e kupton se Shqipërisë i ka ardhur në majë të hundës dhe se Shqipëria më 23 qershor do kujtojë 44 dhe do votojë 29”-u shpreh Rama.
Thirrja e kreut te socialisteve per te votuar 29 e clirimit sipas tij eshte nje thirrje per te gjithe pa dallime partiake.
“Ju do votoni numrin 29 për të anuluar importin e plehrave brenda 100 ditëve të para të qeverisjes, për të vazhduar projektin e kthimit në identitetin e vjetër të Parisit të vogël të shqiptarëve, për të marrë nga Tirana atë mbështetje të munguar në 4 vite dhe për të bërë atë që nuk u bë në 20 vite, do votojë që ky qytet të jetë i festave, i artit dhe kulturës, i trashëgimisë kulturore, i mikpritjes me atë sqimën e madhe që quhet korçare. Korça e ka bërë zgjedhjen e vetë më 8 maj. E ka zgjedhur ustain, më 23 qershor do zgjedhë edhe shërbëtorët e vetë në Tiranë për të mbështetur projektet e ustait të vetë Niko Peleshit. Edhe 6 ditë na ndajnë për të hequr nga qafa pushtetin mbytës, hapini derën rilindjes”,-vijoi kryesocialisti.