Ekzekutimi i Dukagjinit shoqerohen te afermit e vrasesve te kunatit
Ka shkuar në 15 vetë numri i të shoqërvre për vrasjen e Luigj Dukagjinit, mëngjesin e të shtunës në Tiranë.
Dy të dyshuar babë e bir, të cilët janë shoqëruar nga policia pranë vendngjarjes fill pas krimit janë lënë të lirë, për shkak të mungesës së provave.
Ndërkohë, skuadra e zbulimit të krimeve ndaj jetës dhe shëndetit, ka shkuar në Burrel dhe ka shoqëruar disa kushërinj të afërt të familjes Lleshi.
Sipas policisë, ngjarja dyshohet të ketë lidhje me vrasjen e një viti më parë në Britani, të Agim Hoxhës, ky I fundit kunat i 45-vjeçarit Dukagjini. Për vrasjen dhe djegien e kufomës në Angli, janë të arrestuar vëllezërit Agim, Afrim dhe Arben Lleshi.
Të njëjtat burime thanë se midis dy familjeve ka patur kërcënime për hakmarrje dhe se biznesmeni I autoshkollave Dukagjini, mund të ishte një potencial kërcënues për familjen Lleshi.
Policia ndoqi në drejtim të Burrelit dhe një mjet furgon me targa të Kosovës, me të cilin dyshohet se janë larguar dy të dyshuarit.
Ngjarja ishte mjaft profesioniste, ndërsa në vendngjarje nuk janë gjetur as gëzhoja. Kjo ka bërë që hetuesit të dyshojnë se ekzekutuesit të jenë vrasës me pagesë të ardhur nga Kosova.