E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Edi Rama me të tijtë po betonizon Tiranën

Deputeti Florian Mima në një deklaratë për shtyp u shpreh se hapësirat pranë Liqenit të Tiranës, Edi Rama ua ka dhënë të afërmve të tij. “Ndërkohë, për subjektet e biznesit janë dhënë vetëm pak leje, dhe ato në zona të parëndësishme”, deklaroi deputeti demokrat.

“Bashkia e Tiranës ka planifikuar që të betonojë 130 mijë metra katror sipërfaqe në afërsi të Liqenit Artificial. Sipërfaqja shtrihet në afërsi të kodrave të Liqenit, Kopshtit Zoologjik dhe parkut të lodrave pranë Akuadromit. Aty përfshihet një sipërfaqe e studiuar për t'u betonuar prej rreth 130 mijë m2. Nga këto, mbi 90% u është akorduar njerëzve të afërt, madje shumë të afërt të kryetarit të bashkisë së Tiranës, dhe jo pa qëllim, një sipërfaqe fare e vogël është rezervuar edhe për firma që nuk kanë lidhje me të”, u shpreh Mima.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›