E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, normalizohet situata pas zjarreve

Parashikimet për temperaturën e sotme kanë rënë me 10 gradë dhe sipas Qendrës së Motit në kryeqytetin rus, gjatë ditës do të ketë temperatura rreth 21-23 gradë Celsius. Nesër pritet një ulje e mëtejshme e temperaturave deri në 17-18 gradë. Ministria e Situatave Emergjente, nga ana tjetër deklaroi se situata e zjarreve është stabilizuar dhe ndodhet nën kontroll. Sipas saj, gjatë 24 orëve të fundit janë shuar plotësisht mbi 290 vatra zjarresh në një sipërfaqe prej 10 mijë hektarësh.

Nesër do të nisë tërheqja e trupave ushtarake, të cilët së bashku me 160 punonjës së Mbrojtjes Civile dhe vullnetarë, po përballeshin me vatrat e zjarreve. Mbetet ende në fuqi gjendja e jashtëzakonshme në katër nga shtatë rajonet më të prekura nga zjarret, përfshi edhe rajonin e Moskës. Kjo katastrofë natyrore ka lënë pas shumë polemika lidhur me vonesat dhe mungesën e transparencës me të cilën autoritetet drejtuan situatën emergjente.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›