E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, shkon në 5 numri i viktimave nga virusi i Nilit

Gjatë dy ditëve të fundit në vendin fqinj janë regjistruar 17 raste të reja. Numri i përgjithshëm i të prekurve ka arritur në 77. Sëmundja transmetohet tek njerëzit me anë të pickimit të mushkonjave të infektuara me ktë virus.

Qendra e Parandalimit dhe Kurimit të Sëmundjeve Infektive sqaron se rritja e nurmit të të prekurve do të vazhdojë deri në fund të muajit shtator kur do të zhduken edhe mushkonjat në zonat e Greqisë Veriore.

Ministria greke e Shëndetësisë u ka dhënë 300 mijë euro shtesë organeve lokale për spërkatje me pesticide në qytetet e Selanikut,Verias,Larisës,Kilkizit dhe Kozanit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›