PD Editoriali i Rames i mbushur me mllef
Mustafaraj
Partia Demokratike ka reaguar me ane te zedheneses Albana Mustafaraj ne lidhje me editorialin e kryesocialistit Rama per greven e minatoreve. Ne nje deklarate per mediat Mustafaraj shprehet se Rama ne pamfletin e tij bajat dhe te mbushur me vrer dhe fjale kazani ndaj kundershtarit te tij nuk sjell as edhe nje propozim te vetem ne interes te jetes se grupit te minatoreve ne greve duke deshmuar se ai ka percmim per qytetaret e ketij vendi. Ai njelloj si ata qe per llogari te z. Rama dhe karriges se tij manipulojne cdo dite me vuajtjen dhe dhimbjen e minatoreve aludon dhe shpreson se do te mund te perjetoje gezimin e lajmit te fatkeqesise se minatoreve dhe ta shpalle ate si fitore te madhe te tijen e te Partise Socialiste - tha Mustafaraj.