E Shtunë, 31 Tetor 2026

PBDNJ nuk garanton voten per te majtet per keshillin e qarkut

Sarande Organizata Omonia ka vendosur qe te behet marreveshje lokale dhe jo ne baze koalicioni

Mbyllja e procesit zgjedhor edhe ne komunen e Finiqit dhe zhvillim i procedurave te konstituimit ne ditet e javes qe nis sot po qarteson deri ne detaj perberjen qe do te kete keshilli i ri i qarkut te Vlores si dhe nga leviz balanca e politikes ne kete keshill. Me fitoren e kandidatit te majte Sokrat Spiro ne krye te komunes se Finiqit jane fuqizuar shpresat qe kontrollin ne kete keshill ta kene te majtet. Por nje mbledhje e keshillit te pergjithshem te Omonias dy dite me pare i shtoi te panjohura te reja ketij procesi. Kreret e Omonias e lane te paqarte e te papercaktuar drejtimin ku shkon vota e tyre per zgjedhjen e kryetarit te qarkut duke zhvleresuar ne nje menyre perfshirjen para dhe paszgjedhore te PBDNJ-se ne aleancen per te ardhmen. Omonistet kane bere mire llogarite dhe balancat delikate qe jane ne keshilltaret e deritanishem te zgjedhur ne keshillin e qarkut dhe sipas llogarive te tyre rezulton qe 24 keshilltare i perkasin aleances se majte dhe 25 asaj te djathte. Ne keto shifra nuk perfshihen dhjete keshilltaret qe llogarit te kete PBDNJ-ja ne keshillin e Vlores me 59 anetare. shte kjo arsyeja qe ata ndiejne te kene koken e zigjit ne anen e tyre. Prandaj nga selia e Omonias dhe PBDNJ ka mbetur pezull se cilit krah te politikes do ti bashkengjiten keshilltaret e PBDNJ-se ne momentin e zgjedhjes se keshillit te qarkut te Vlores. Dhe kohen disajaveshe deri ne shkuarjen ne procesin zgjedhor ne keshill Omonia dhe krijesa e saj PBDNJ kerkon ta shfrytezoje per te marre zgjidhje dhe mbeshtetje te munguara ne pretendimet e tyre ne drejtime te caktuara. Anetare te kryesise se Omonias jane shprehur reagues dhe kane folur per mosrespektimin e marreveshjeve parazgjedhore nga PS-ja ne nivel lokal. Kjo i ka bere ata te mendojne per te vene kushte te reja para aleateve shperfilles ne fushate nese duan ta kene voten e keshilltareve te PBDNJ-se per keshillin e ri te qarkut. Keshtu per PS lokale ata kane vendosur kushtin qe tu kthehen marreveshjeve te meparshme ekzistuese dhe pastaj te diskutojne per marreveshje te re qe lidhet me qendrimin ne zgjedhjen e keshillit te qarkut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›