Inaugurimi i autostradës Morinë-Merdare, ja axhenda e ceremonisë

Prishtinë, 24 prill, NOA - Ceremonia simbolike e fillimit të punimeve të autostradës Morinë-Merdare, e cila do të zhvillohet nesër në Vërmicë të Prizrenit, parashikon një axhendë të ngjeshur përshëndetjesh.
Mes tyre, edhe ajo e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha që do të urojë inicimin e kësaj vepre në emër të qeverisë sonë.
Ja axhenda e plotë e ceremonisë
12:25 / - Hapja e ceremonisë
12:30 / - Shota, këngët dhe Grupi Dance
12:55 / - Ilir Shaqiri
13:00 / - Hapja zyrtare e ceremonisë
13:05 / Fjala e ministrit Limajt / Kreu i KND për autostradës Morinë-Merdarë
13:10 / Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu
13:15 / Fjala e kryetarit të Parlamentit, Jakup Krasniqi
13:20 / Fjala e ambasadorit të SHBA, Christofer Dell
13:25 / - Fjala e ambasadorit turk turk, Hüsrev Metin Unler
13:30 / - Fjala e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha
13:35 / - Fjala e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi
13:40 / Fillimi simbolike e punimeve - Hashim Thaçi - Berisha.
n.e/NOA