PD: Fitorja e Rames, bazohet mbi krimin, drogen dhe trafiqet
Partia Demokratike reagoi dje per rezultatin e zgjedhjeve te 23 qershorit ne Qarkun e Lezhes. Deputeti, Gerti Bogdani tha se KQZ ka faktuar manipulime qe jane bere nga PS-ja ne kete zone zgjedhore. Ai shtoi se PD ka njohur rezultatin e zgjedhjeve, por nuk mund te pranoje rezultat te diktuar nga mashtrimet. “Partia Demokratike, ne nje akt pergjegjesie morale ka njohur dhe pranuar me dinjitet rezultatin e zgjedhjeve te diktuar nga mashtrimet e premtimet antiglobaliste te Edi Rames. Por ajo nuk do pranoje kurre rezultat te diktuar nga Edi Rama me vrases, trafikante droge dhe prostitucioni”,- u shpreh deputeti Bogdani. Ai solli ne vemendje te dhenat qe ka nxjerre KQZ nga numerimi i 10 kutive te votimit, ndersa akuzoi kreun e PS-se se ka marre nje fitore te bazuar mbi krimin dhe drogen. “Shqyrtimi i tabelave origjinale te 10 qendrave te votimit ne qarkun e Lezhes dhe numerimi me pas, para kamerave i votave te hedhura ne keto dhjete kuti votimi nxori ne driten e diellit fytyren e fitores se Edi Rames te bazuar mbi krimin, drogen dhe trafiqet”,- tha ai. Bogdani u shpreh se kandidatet e kreut te PS-se, qe rezultojne me probleme me drejtesine, nen kercenimin e armeve kane manipuluar rezultatin ne Lezhe. “Rama me banden e tij ne listen e deputeteve, te perbere nga kriminele te denuar nga drejtesia shqiptare dhe ajo e vendeve tjera per vrasje, trafik droge dhe prostitucion, pasi zhduku me terror dhune dhe para te pista tabelat origjinale te rezultateve te ketyre dhjete qendrave dhe dorezoi ne KQZ tabela te falsifikuara nen kercenimin e armeve dhe parave te droges, sipas te cilave Edi Rama kishte fituar mandatin e katert ne Qarkun e Lezhes me mbi 400 vota me teper se sa PD”,- u shpreh deputeti demokrat. Bogdani u shpreh se mashtrimi i PS-se ka ndodhur “nen dhunen e terrorin dhe parate e droges se Edi Rames dhe bandes se tij ne Lezhe”.