Qarku Lezhë, KQZ nis sot rinumërimin e votave
TIRANË - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të nisë sot (ora 10:00) rinumërimin e votave në qarkun Lezhë. Pas miratimit një ditë më parë të vendimit për thellimin e hetimit administrativ në këtë qark, KQZ përcaktoi rregullat që do ndiqen për hapjen e kutive.
Rinumërimi i votave do të bëhet nga tetë grupe numërimi, me nga dy anëtarë. KQZ ka rënë dakord që 248 kutitë e votimit të Lezhës të sillen në ambientet e KQZ-së nga magazinat e Lundrës(Tiranë), gjatë mbrëmjes së djeshme, ndërsa është parashikuar që çdo ditë të numërohen rreth 80 kuti. Përfaqësuesit e partive politike do të kenë nga një vëzhgues gjatë procesit të numërimit.
Ndërkohë, gjatë debatit për këtë çështje ata shprehën dyshime se vendimi i KQZ-së nuk ka bazë ligjore dhe cënon integritetin e kutive të votimit.
Gjithashtu, të premten KQZ vendosi për rinumërim të votave edhe në qarkun e Shkodrës, pas kërkesës ankimore të Partisë Republikane, që pretendon se në këtë qark i është marrë padrejtësisht një mandat, i cili i ka kaluar demokratëve.
Vendimi për hapjen e kutive në Lezhë u iniciua nga anëtarët e KQZ-së, pas rinumërimit më parë të 10 kutive të këtij qarku, ku u konstatuan shkelje dhe parregullsi
(e.m/BalkanWeb)