PD Garda zbatoi ligjin me 21 janar

Anetari i Komisionit Hetimor per demonstraten e 21 janarit Dashamir Sula deklaroi pas takimit me Garden e Republikes se detyra e tyre eshte permbushur sipas ligjit
TIRAN - Anetaret Komisionit Hetimor te Partise Demokratike per ngjarjet e 21 janarit kane shfajesuar Garden e Republikes nga pergjegjesia per tre te vraret duke vleresuar se eshte zbatuar ligji. Pas takimit me dyer te mbyllura anetari i komisionit Dashnor Sula sqaroi se jane mbledhur te gjitha te dhenat e nevojshme per te zbardhur ngjarjen dhe rolin e Gardes.
Nga ky takim konstatuam qe Garda e Republikes ka permbushur vazhdon te permbushe dhe do te permbushe te gjitha detyrat te cilat i kerkon ligji dhe Kushtetuta e vendit ne mbrojtje te institucioneve te vendit te Republikes se Shqiperise- vleresoi Sula. Ai tha se ne takim u pa gatishmeria e Gardes se Republikes dhe efektivave te saj per tiu pergjigjur cdo kerkesave te institucioneve te tjera Kushtetuese qofte edhe prokurorise per hetimin e ngjarjes se 21 janarit.
Ne pame me shume kujdes dhe pame efektivin e Gardes se Republikes qe ne permbushje te te gjithe detyrave te cilat ky komision hetimor ka ne baze te ligjit per organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore do te jete e gatshme per tu vene ne sherbim te ketij komisioni qofte materialet te cilat ne i kemi kerkuar te dhenat paraprake me shkresa zyrtare dhe plan masash si edhe shume dokumente te tjera shkresore por edhe gatishmeria e tyre per tu paraqitur perpara ketij komisioni hetimor per te dhene shpjegime ne seancen ne te cilen do te organizoje komisioni hetimor- beri te ditur per mediat anetari i Komisionit Hetimor Dashnor Sula.
Ai sqaroi se vizita e pare e ketij komisioni ishte tek Garda e Republikes sepse Garda ishte institucioni i pare qe u perball ne ngjarjen e 21 janarit dhe Komisioni Hetimor do te vijoje nje takim per grumbullimin e te dhenave tek Drejtoria e Policise dhe ne disa institucione te tjera te pavarura.
Edhe deputete te tjere te PD-se i dhane mbeshtetje Gardes se Republikes edhe pse eshte nen akuze per vrasjen e tre protestuesve te pafajshem. Deshirojme te sigurojme se Parlamenti i Shqiperise eshte ne mbeshtetje te cdo veprimi ligjor qe kryen Garda e Republikes se Shqiperise - deklaroi deputeti Viktor Gumi gjate takimit me zyrtaret e larte te Gardes se Republikes.
Prendi Garda do te permbushe misionin sipas ligjit
Komandanti i Gardes se Republikes Ndrea Prendi deklaroi dje gjate takimit me Komisionin Hetimor se institucioni qe drejton do te punoje me perkushtim per te permbushur misionin e saj te percaktuar me ligj.
E vleresoj shume pranine e komisionit hetimor parlamentar ne Garden e Republikes. Prania juaj ketu dhe prezantimi jone ne detyrat qe kryen Garda e Republikes ne teresi ne aktivitetin e saj ligjor patjeter qe na motivon per te qene sa me te sakte ne permbushjen e ligjit dhe detyrave. Ju siguroj se Garda do te punoje me perkushtim dhe motivim per te permbushur misionin e saj te percaktuar me ligj- deklaroi Prendi.