PD: Gati firmosjes së çdo dokumenti konform KiE

Tiranë, 8 shkurt, NOA - Partia Demokratike paraqitet
e gatshme në çdo kohë që të firmosë çdo dokument i cili jetëson kërkesat e
Rezolutës së Këshillit të Evropës. Një deklaratë e tillë mbërriti sot nga selia
blu, përmes zëdhënëses të saj, Erla Mëhilli mbi gadishmërinë për zgjidhjen e krizës
politike në vend. Edvin Kristaq Rama nga njëra anë jep ultimatume dhe kërcënon
për protesta, nga ana tjetër shpif dhe trillon se Berisha po kushtëzon tryezën,
tha në fjalën e saj Mëhilli, duke pohuar në këtë mënyrë se lideri i opozitës nuk
është gati për dialog dhe zgjidhjen e krizës ashtu siç pretendon.
Jam sot këtu për të deklaruar në emër të
Partisë Demokratike, për të ripohuar edhe një herë atë që ka deklaruar kryeministri
i vendit dhe kryetari i PD-së Sali Berisha se mazhoranca aktuale mbështet pikë
për pikë rezolutën e Këshillit të Evropës dhe është e gatshme për shndërrimin e
të gjitha kërkesave të saj në realitet, tha më tej Mëhilli, duke paraqitur qëndrimin
e PD-së.
Sipas saj, pretendimet e Partisë Socialiste se
Berisha kushtëzon tryezën te presidenti, janë thjesht një formë për të maskuar
interpretimin kokëposhtë të rezolutës së KE-së, sikur ajo përfaqëson një
dokument që shpërblen bojkotin.
n.e/NOA