E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet i varur i dyshuari për strehimin e vrasësit të trefishtë

Devoll, 7 Shkurt NOA Një 66-vjeçar i dyshuar
se ndihmoi në arratinë e Besim Karajt që u akuzua për vrasjen e trefishtë të
Vidohovës pak ditë më parë, u gjet i vdekur sot në banesën e tij dhe policia
tha se po heton pistën e vetëflijimit.

Ismet Musabeu, 66 vjeç, lindur e banues në
fshatin Vidohovë të rrethit Devoll, u gjet i vdekur në dhomën e gjumit në
banesën e tij, bën të ditur korrespondentja e agjencisë NOA.

Policia e cila kreu hetimet paraprake lidhur
me ngjarjen, tha se dyshon për një vetëvrasje. I ndjeri u gjet me një litar të
lidhur lak në fyt me të cilin edhe kishte gjetur vdekjen.

Policia bën të ditur se burri në moshë të
thyer, para pak ditësh ishte nën hetim për dyshimet se ndihmoi në arratinë e të
kërkuarit Besim Karaj i cili rezultoi sikundër dhe pranoi, autori i masakrës së
Vidohovës ku u vranë tre vëllezërit Mulliri, për motive xhelozie.

Sipas hetimeve policore, Musabeu kishte
ndihmuar Karajn duke i dhënë strehim provizor dhe ushqim gjatë ditëve që ai u
shpall person në kërkim.

Gjithsesi, policia tha se po heton vetëvarjen
duke u shprehur e rezervuar të sqarojë nëse ajo lidhet me hetimin që i ishte
nënshtruar i ndjeri këto ditë për shkak të ndihmës së dhënë ndaj Karajt.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›