E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Jemi gati per ndryshimin e Kodit Elektoral

Votimi elektronik, eshte formula per te menjanuar njehere e pergjithmone problemet me numerimin e votave. Sipas deputetit te mazhorances, Aldo Bumci ky sistem i ri duhet te perfshihet ne Kod, ne menyre qe alibia e politizimit te numeruesve te mos vazhdoje dhe per zgjedhjet e ardhshme. Pas levizjes se pare te kryeministrit me kete propozim te djathte, presin opoziten te hedhe hapin e radhes. "Marrja dhe adoptimi i nje sistemi te ri eviton te gjithe problematiken qe ne kishim me numerimin e votave. Ky duhet te jete debati qe duhet te mbizoteroje dhe ne presim qe PS te beje propozimet e saj ose te shqyrtoje me tej keto propozime te bera nga shumica. Gjithcka behet me konsensus per sa i takon kodit zgjedhor", thote Bumci. Ashtu si dhe ekspertet zgjedhore, Bumci e sheh te nevojshme amendimin e kodit, brenda nje kohe te shkurter. Kjo per arsye transparence dhe per te plotesuar rekomandimet e ODIHR-it. Megjithate sipas tij ne rast opozita nuk pergjigjet ky kod elektoral mund te perdoret edhe ne 2011-n."Kodi ishte i pershtatshem sepse ne kryem nje pale zgjedhje dhe ishin zgjedhjet me te mira te kryera ne Shqiperi. Aty ku u hasen probleme, ishin probleme me politizimin e procesit te numerimit", thote Bumci. Duke iu referuar problemeve te mundshme me listat e zgjedhesve sipas Bumcit, edhe ne rast vonesash nga bashkia, elektronizimi i regjistrit e ben te pamundur abuzimin.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›