Vota nepermjet internetit, e shpejte dhe e sigurt, vendet ku aplikohet
Gjate ketij 10-vjecari shume vende kane prezantuar nje menyre te re votimi, ate nepermjet internetit. Nje menyre e tille votimi perdoret ne Britani, Austri, Estoni, France, Zvicer, SHBA, Kanada, Japoni, Australi etj. Rasti me i fundit, eshte ai i Zvicres, ku vitin e kaluar me shume se 110 mije votues qe jetonin jashte vendit, paten mundesine te votonin nepermjet internetit, me ane te nje projekti pilot, qe u prezantua ne vitin 2008. Ne vitin 2003, me shume se 60 % e votuesve franceze qe jetonin ne SHBA zgjodhen te votonin nepermjet internetit. Ne Kanada kjo menyre votimi eshte bere mjaft e zakonte. Synimi kryesor i kesaj menyre votimi eshte targetimi i nje numri te caktuar votuesish, sidomos ata qe jetojne jashte kufijve, personat me aftesi te kufizuar apo te moshuarit. Nje nga avantazhet me te medha te kesaj menyre votimi eshte shpejtesia. Votuesit mund te ndryshojne voten e tyre disa here deri ne afatin e fundit te vendosur nga autoritetet ose te vendosin te shkojne ne qendrat e votimit diten e zgjedhjeve duke bere te pavlefshme keshtu voten e hedhur online. Kjo eshte nje menyre mjaft e mire votimi, per gjithe ata persona qe nuk kane mundesi te shkojne ne qendren e votimit diten e zgjedhjeve. Per nga ana ekonomike, mund te thuhet se me kalimin e kohes kjo menyre votimi ul koston e pergjithshme te procesit elektoral. Autoriteteve nuk u duhet te shpenzojne per ngritjen e qendrave te votimit, stafeve etj. Ndikon gjithashtu ne numerimin e shpejte te votave e per pasoje edhe ne dhenien e rezultatit te procesit elektoral. Por nje tjeter avantazh eshte se duke qene se behet fjale per nje menyre te thjeshte votimi si kjo qe shihni ne ekran, eshte se kjo menyre sjell nje rritje te pjesemarrjes ne zgjedhje. Shume eksperte thone se kjo menyre votimi eshte nje revolucion i procesit elektoral.
Ulen shpenzimet, numerim i shpejte, shihet vota ne ekran, avantazhet
Avantazhet e ketij lloji votimi jane te medha. Autoriteteve nuk u duhet te shpenzojne per ngritjen e qendrave te votimit, stafeve etj. Ndikon gjithashtu ne numerimin e shpejte te votave e per pasoje edhe ne dhenien e rezultatit te procesit elektoral. Por nje tjeter avantazh eshte se duke qene se behet fjale per nje menyre te thjeshte votimi si kjo qe shihni ne ekran, eshte se kjo menyre sjell nje rritje te pjesemarrjes ne zgjedhje. Shume eksperte thone se kjo menyre votimi eshte nje revolucion i procesit elektoral.