Obama: Politika ime e re, drejt një bote pa armë bërthamore Presidenti i Shteteve të Bashkuara Amerikan, Barak Obama

Presidenti Barak Obama pritet të shpallë një strategji të re bërthamore e cila zbut kushtet në të cilat Shtetet e Bashkuara mund të përdorin armët bërthamore. Kongresi amerikan i kërkon secilës administratë të publikojë një plan për përdorimin e armëve bërthamore. Në një intervistë me gazetën Nju Jork Tajms, Presidenti Obama tha se politika e tij e re do të jetë pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të punuar drejt një bote pa armë bërthamore. Gazeta thotë se politika e re parashikon heqjen dorë nga prodhimi i armëve të reja bërthamore dhe, për herë të parë, do të shpallë hapur nse Shtetet e Bashkuara nuk do të përdorin armën bërthamore ndaj vendeve që nuk kanë armë bërthamore dhe që respektojnë traktatin për mospërhapjen e këtyre armëve. Ai tha se do të bëjë përjashtime për vende të tilla si Irani dhe Koreja e Veriut, të cilat e kanë shkelur ose nuk e kanë pranuar traktatin ndërkombëtar.