E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Komisionere jopolitike dhe dyfish grupe numerimi Rozeta Rapushi

Reforma zgjedhore duhet te realizohet ne menyre urgjente dhe ndryshimet ne Kodin Zgjedhor, duhet te prekin komisioneret dhe procesin e numerimit, ne menyre qe rezultati i zgjedhjeve te dale shpejt dhe ato te mos kontestohen. Deputeti demokrat, Fatos Beja, njekohesisht Kryetar i Komisionit te Jashtem, u shpreh dje per gazeten “Koha Jone”, se me hapjen e sesionit parlamentar ne 6 shtator, ne menyre urgjente duhet te niset puna me reformen. “Nuk duhet te humbet me kohe. Me nisjen nga puna te komisionit ne shtator, zgjedhjet e ardhshme vendore ne prag, do te realizohen me te mira dhe ne baze te rekomandimeve te OSBE/ODIHR”, tha Beja. Me konkretisht, ai propozoi dyfishimin e grupeve te numerimit te votave. Nga 66 grupe numerimi, te percaktuara ne Kodin Zgjedhor, Beja propozon qe ky numer te shkoje nga 120-150 grupe te tilla. “Kjo do te lehtesonte punen dhe do ta nxirrte shume shpejt rezultatin e zgjedhjeve. Duke qene se ne zgjedhjet e kaluara, u vu re se nuk mjaftonin kaq grupe numerimi”, theksoi Beja. Nga ana tjeter, ai sugjeroi qe te permiresohen edhe nenet per komisioneret. “E kemi vene re se komisioneret politike, jane ata qe gjithnje krijojne probleme ne proceset zgjedhore. Kjo per arsye se forcat politike nuk i besojne dhe i ndryshojne. Na ndodhi se fundmi qe nje force politike, si PS, te mos i besoje te gjithe komisionereve. Keshtu qe do te ishte mire, qe te gjendej nje menyre qe komisioneret te mos krijojne me probleme dhe vonesa ne zgjedhje”, tha Beja. Sipas tij, ndryshimet e para qe duhet te pesoje Kodi Zgjedhor, jane zbatimi pike per pike i rekomandimeve te OSBE/ODIHR dhe me pas propozimet e tjera. Demokrati u shpreh se komisioni qe duhet te merret me reformen zgjedhore, duhet te kete nje pjesemarrje te konsiderueshme politike, por jo forca politike te cilat nuk kane peshe ne popull dhe nuk kane marre votat e duhura. “Komisioni per reformen zgjedhore, sigurisht qe nuk duhet te jete bipartizan, por ne te duhet te kete parti me peshe politike. Hapja ndaj shume forcave politike, pa peshe do te krijonte jo pak probleme deri ne bllokimin e punes. Ne komision nuk mund te kete vetem gjenerale pa ushtri, qe nuk jane votuar nga populli”, theksoi Beja. Sipas tij, vertete qe ne Kodin aktual zgjedhor eshte hequr pragu elektoral per partite, por kjo nuk do te thote, qe parti politike pa peshe te jene pjese, pasi do te zvarritej permiresimi dhe ndryshimi i Kodit Zgjedhor. Nderkohe qe Beja, ftoi opoziten qe te jete pjese e reformes zgjedhore, si nje reforme e domosdoshme. Ne rastin me te keq sipas tij, ne mospjesemarrje te opozites, ne zgjedhjet e pushtetit lokal, do te shkohet me Kodin aktual

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›