E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Rama po forcon Berishen

Ne mbyllje te nje tjeter viti ne opozite te PS, anetari i Asamblese se Partise Socialiste Ylli Manjani, ben nje analize jo vetem te aksionit politik te se majtes, por edhe te efektit qe ka pasur opozita, ne jeten e institucioneve te vendit. Sipas tij, menyra sesi u soll opozita gjate ketij vitit ne Kuvend beri qe te prodhoheshin ligje me pak te mira, duke qene se mungoi ekspertiza e duhur. Nga ana tjeter deputetet e Partise Socialiste nuk pasqyruan ne ligjet e miratuara, alternativen e majte qeverisese. Ne nje prononcim dhene dje per gazeten “Koha Jone”, Manjani ben nje analize te qendrimeve qe ka mbajtur PS-ja per ceshtjet ligjore, ku sipas tij, partia me e madhe ne opozite nuk ka dhene alternative per qytetaret. Madje ky qendrim i opozites, sipas Manjanit, i ka sjelle me shume avantazhe Partise Demokratike. “Duke mos dhene alternative qeverisese per qytetaret Partia Socialiste dhe kryetari i saj kane forcuar me shume Partine Demokratike dhe kryeministrin Berisha”, shprehet Manjani. Duke u ndalur ne qendrimin e Partise Socialiste, Manjani shton se qytetaret shqiptare nuk paten mundesine te benin nje diference mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike. Sipas tij kjo sjellje e PS-se nuk premton asgje te mire per aksionet politike, ne vijim. Nga ana tjeter ai shton se te zgjedhurit e Partise Socialiste ne Kuvend, nuk bene detyren e tyre ne hartimin e ligjeve me te mira per vendin dhe per qytetaret qe i kane zgjedhur ata. Duke u ndalur ne strategjine e ndjekur nga Partia Socialiste, Manjani thekson se qendrimet e Partise Socialiste per ceshtje te ndryshme, kane bere qe kjo force politike te humbase besueshmerine e atyre qe e kane votuar. Sipas tij, ne nje fare menyre partia me e madhe ne opozite ka humbur dhe misionin e saj, duke mos u bere nje mundesi zgjedhjeve per qytetaret. Duke u ndalur ne zhvillimet e pritshme ne shtator, anetari i Asamblese se PS-se thekson se nuk eshte e rendesishme nese PS do nise protestat apo do gjeje forma te tjera per t’ju imponuar mazhorances. Ai thekson se me i rendesishem sesa debati i dites, ne politike eshte vizioni dhe platforma qe nje opozite duhet te paraqese. Gje qe nuk ka ndodhur deri me sot me Partine Socialiste. Manjani shton se ne qendrimet e mbajtura nga PS-ja, nuk ka ndonje ndryshim nga Partia Demokratike, gjate kohes kur ishte ne opozite. E ne kete menyre sipas tij, problemi nuk eshte me te fati personal i politikaneve te vecante, por te realizimi i qellimeve qe cdo force politike ka dhe te ushtrimi i funksioneve te te zgjedhurve nga populli.
Mungese profesionalizmi
Anetari i Asamblese se Partise Socialiste, Ylli Manjani, u shpreh se ligjet e miratuara gjate sesionit te fundit parlamentar, nuk kane qene ne nivelet e pranueshme. Pervec mazhorances, pjese ne kete deshtim te aftesive ligjvenese ka dhe opozita, e cila sipas tij duhet te ishte treguar me profesionale duke mos e orientuar debatin vetem ne ceshtje qe kane te bejne me qendrimet politike, por edhe ne ceshtjet teknike dhe ligjore.
Q.Xhani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›