Siri vijon gjakderdhja 9 te vrare

Të paktën pesë persona, mes të cilëve tre civilë, janë vrarë ditën e shtunë nga forcat besnike të presidentit Bashar al Assad në Siri.
Në të njëjtën ditë, katër militantë besnikë të kreut të shtetit janë vrarë nga një grup ushtarësh dezertorë.
Lajmin e bëjnë të ditur organizatat humanitare të vendosura në Siri, të cilat vazhdimisht kanë ngritur zërin për masakrat që po bëhen në vend nga regjimi i Assad.
Organizatat njoftojnë gjithashtu se mes pesë personave të vrarë janë edhe dy ushtarë dezertorë, që kanë humbur jetën në një shkëmbim zjarri me besnikët e presidentit SiriaSiri, vijojnë protestat, sërish viktimaSiri, rifillojnë sulme me tanke në HomsSiri, tanke për të shpërndarë revoltat në Khan Shajkun.
Situata në Siri u duk se u qetësua pas njoftimit të disa ditëve më parë, se Assad pranoi planin udhërrëfyes të Ligës Arabe për t’i dhënë fund dhunës në vend.
Marrëveshja u arrit gjatë një samiti të mbajtur në Kajro, ku ishin të pranishëm disa prej liderëve më të rëndësishëm të botës arabe.
Por plani në fjalë nuk u zbatua nga presidenti, veprim ky që solli sërish protesta me viktima.
Vetë Assad paralajmëroi disa ditë më parë Perëndimin për një “tërmet” nëse ndërhyn në cështjet e brendshme të vendit të tij.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Lajmet kryesore
Rama shpalos programin “për 95% të shqiptarëve”
Pritet miratimi i programit dhe ndryshimet në statut
Rrisqet e buxhetit te ri
Këshilltarët e PS-së, akuza Bashës
Itali, Xhenova e tronditur prej përmbytjeve
Deputetët e PD: Topi të respektojë Kushtetutën