E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD Letra e Rames nje pamflet bajat te mbushur me vrer dhe fjale kazani

PD ka reaguar përmes një deklarate për shtyp për një tjetër letër të hapur të kreut të opozitës Edi Rama të publikuar të shtunën, lidhur me grevën e minatorëve të Bulqizës. Sipas PD në këtë letër Rama, shpalos sërish fjalorin dhe mentalitetin e tij identik me të etërve të tij, duke faktuar se as disfata e radhës në zgjedhjet locale të 8 majit në tërësi, as disfata personale e katërfishtë e në Tiranë në këto zgjedhje, nuk e kane bindur atë të lërë mbrapa të shkuarën.

PD e cilëson letrën e Ramës një pamflet bajat, të mbushur me vrer dhe fjalë kazani, ndaj kundërshtarit të tij, ku Rama, kryetari i partisë më të madhe opozitare nuk sjell as edhe një propozim të vetëm në interes të jetës së grupit të minatorëve në grevë. “Me këtë”, nënvizon deklarata e PD-së, “Rama dëshmon se ka përçmim për qytetarët e këtij vendi”. PD thekson në deklaraten e saj se “Rama, së bashku me ata që për interes të karriges së tij po manipulojnë çdo ditë me vuajtjen dhe dhimbjen e minatorëve, shpreson qe të mund të përjetojnë gëzimin e lajmit të fatkeqësisë së minatorëve dha ta shpallë atë si fitore të madhe të tijën e të Partisë Socialiste. Por sipas selise blu , fjalori i tij plot shpifje, sharje e trillime, i huaj për moralin e çdo qytetari, mori më 8 maj përgjigjen më të merituar nga qytetarët shqiptarë në tërësi, dhe ata të Tiranës në veçanti, që i rezervuan atij, humbjen personale të katërfishtë më të hidhur të jetës së tij, humbjen e radhës më të thellë në shkallë vendi dhe rrugën e vetmisë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›