Elbasan aksidentohen babe e bir
Një aksident me pasojë plagosjen e dy shtetasve, babë e bir ndodhi sot në mesditë në aksin rrugor Elbasan - Peqin në vendin e quajtur, Papër.
Burime të Policisë lokale bëjnë të ditur se "një mjet me targa angleze ET 05 BHZ, i drejtuar nga shtetasi Sh.Boja, 52 vjeç me pasagjer djalin e tij 20-vjeçar, E.Boja, lindur në fshatin Shtërmen me banim në Angli, humbi kontrollin e mjetit e për pasojë, doli disa metra nga rruga".
Policia në vendngjarje transportoi në spitalin Kirurgjik të dy të aksidentuarit babë e bir, ndërsa nisi hetimet për rrethanat e aksidentit.
Paraprakisht grupi hetimor konstaton se shkak i aksidentit është humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të mjetit 52-vjeçarit Sh.Boja, ndaj të cilit ka nisur proçedimi penal për veprën penale "shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor".