E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes Imami viziton kampingun rinor ekologjik ne Qeparo

Në kuandrin e nismave që qeveria ka ndërrmarë për turizmin, kryesisht për turizmin e kampingjeve, Ministria e Mbrojtjes për të dytin vit rradhazi po mbështet këtë iniciativë, duke vënë në dispozicion për të rinjtë shqiptarë, që kanë përzgjedhur kampingun në natyrë për të kaluar pushimet në komunën Qeparo, 20 çadra për një kapacitet akomodues 100 vendesh. Ministri i Mbrojtjes Arben Imami gjatë vizitës që bëri në kampingun rinor ka takuar organizatorin e këtij projekti, Spiro Cura, të rinj pushues dhe banorë të komunës Qeparo.

Gjatë vizitës në kamping Ministri Imami ka nënvizuar rëndësinë e veçantë të këtij projekti si për të rinjtë shqiptarë, promovimin e turizmit, por edhe për ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura Shqiptare. Në fjalën e tij ministri Imami theksoi se: “ne po përpiqemi ta krijojmë këtë traditë në mënyrë që edhe studentët tanë , djemtë dhe vajzat e ushtarakëve tanë mund ta gëzojnë edhe ata këtë kënaqësi. Kjo është ideja e një bashkëpunimi të mirë midis ushtrisë dhe kësaj organizate dhe pushtetit lokal , kjo na vlen ne, ju vlen edhe këtyre, sigurisht edhe për një emër të mirë, për një kamping të mirë dhe të qetë”, nënvizoi ai. Edhe pse projekti nuk është iniciuar nga Ministria që ai drejton, ministri Imami theksoi se: “ky është një project shumë i rëndësishëm për strategjinë dhe doktrinën bashkëkohore të bashkëpunimit midis ushtrisë dhe publikut”. Ndërkohë nga ana tjetër, menaxheri i kampingut, nuk flet për një biznes, por për një kamp-agor, kur të rinjtë shohin dhe shijojnë mrekullinë e natyrës. Sipas z. Cura mbështetja që Ministria e Mrojtjes po i jep kësaj iniciative është mjaft e rëndësishme, duke i dhënë këtij lloj turizmi një projekt me kosto minimale për të rinjtë, për t’iu ofruar atyre argëtimin e nevojshëm.

I pyetur për bashkëpunimin me ministrinë e Mbrojtjes z. Curra u shpreh se: “Është një kontribut i ri i cili i ofron vendit , afron më shumë ushtrinë me shoqërinë civile , me komunitetin, për të pasur në të ardhme bashkëpunime të frytëshme për të gjitha grupmoshat për të rinjtë pse jo edhe për familjarë e ushtarakëve në pension për të krijuar sipas modeleve të reja një shkrirje të realiteteve , të qytetarisë me forcat e ushtrisë apo dhe me format të tjera të organizimeve shtetrore.Në të kaluarën ushtria shikohej si një ishull i mbyllur , në kazerma apo në forma të bunkerizuara të jetës së saj , sot koncepti ka ndryshuar , antarësimi në Nato krijon mundësi të reja në mënyrë që ushtria, komuniteti qytetaria dhe realitetet turistike janë bashkë, punojnë bashkë , drejt Bashkimit Europian dhe krijojnë resurse dhe më të mira për vetveten dhe më gjërë”, nënvizoi Cura. Në këtë kamping ishte edhe nënkryetari i bashkisë së Himarës Viron Zoto, i cili ka theksuar rëndësinë që ky projekt po i jep Qeparosë për zhvillimin e turizmit, duke e kthyer atë në një vend të preferuar jo vetëm për të rnjtë shqiptarë por edhe për ata të huaj. Nga ana tjetër pushuesit e këtij kampi janë shprehur mjaft entuzistë duke pohuar se po kalojnë pushime të mrekullueshme në Rivierën Shqiptare. Në mbrëmje (QKMBM) Qëndra e Kulturës, Medias dhe Botimeve të Mbrojtjes ka organizuar një program artistik, me pjesmarrjen e veçantë të Ministrit të Mbrojtjes z. Arben Imami, Shefit të Shtabit të Përgjithësh të FA-së Gjeneral brigade Xhemal Gjunkshi , etj.

Të ftuar të këtij koncerti ishin këngëtarët Ervin Bushati dhe Fatima, të cilët për disa orë dhuruan emocion dhe argëtim për pushuesit e kampit rinor të Qeparosë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›