E Enjte, 5 Nëntor 2026

PD, Mano: Qyteti i Korçës nën pushtetin e akullit

Partia Demokratike dega Korçë, ka reaguar këtë të hënë, në lidhje me situatën e krijuar në qytetin e Korçës pas rreshjeve intensive të borës të rëna gjatë fundjavës. Andrea Mano, ish kryetar i Partisë Demokratike në Korçë, ka thënë në një dalje për mediat se, qyteti është nën pushtetin e akullit. Rrugët e qytetit si dhe njësitë administrative janë të bllokuara ka thënë Mano.

Mano ka thënë më tej se këto janë pasojat e keqqeverisjes dhe e keqmenaxhimit të lekëve, të cilat sipas tij shkojnë për koncensione e PPP. Kjo situate, sipas Manos, duhet të ndryshojë sa më shpejt.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›