Sirianet ne Tirane OKB ti jape fund njohjes se regjimit te Asad

Komuniteti sirian ne Shqiperi solidarizohet me popullin në Siri dhe i bën thirrje Kombeve të Bashkuara t’i japë fund njohjes së regjimit të presidentit Bashar Al Asad dhe të shtojë përpjekjet për largimin e autoriteteve dikatatoriale nga vendi i tyre.
Revolucioni sirian është i domosdoshëm për rrëzimin e Tiranisë shprehen ata, prandaj organizmat ndërkombëtarë duhet të ndërmarrin veprime për ndaljen e vrasjeve, torturave e shpërnguljeve masive. Ndërkohë që komuniteti sirian në Shqipëri bën apel që Organizata Botërore e Shëndeteësisë të marrë masa për shmangien e epidemive në vendin e përfshire nga lufta, UNICEF për mbrojtjen e fëmijëve atje dhe UNCHR të përmirësojë kushtet në kampet e refugjatëve.
Prej rreth 20 muajsh populli sirian vazhdon luftën kundër tiranise së regjimit të Asad.