E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raketa e re e mullahëve të Teheranit shqetëson ndërkombëtarët

Irani kohët e fundit po tregohet shumë agresiv me fqinjët e vet, kësaj radhe duke bërë teste raketore, çka ka rritur shumë shqetësimin e ndërkombëtarëve. Dje në Teheran u eksperimentua me sukses një version i ri i raketave me largësi të madhe “Sejil-2”, me karburant solid. Lajmi është dhënë nga televizioni satelitor në gjuhën arabe “Al-Alam”. Sipas tyre, raketa “Sejil-2” ka një rreze më të madhe se raketa e mëparshme “Shahib” , dhe kjo do të thotë se ajo mund të arrijë një rreze mbi 2 mijë mijë kilometra, pra duke kapur si Izraelin, ashtu edhe bazat amerikane në Gjirin Persik.Lëshimi i parë i raketës “Sejil2” pati filluar me datë 22 maj të këtij viti edhe teste të tjera raketore ishin bërë vetëm brendapërbrenda Iranit. Periodicideti i këtyre operacioneve bën pjesë në një strategji ka adoptuar Irani, për t’i dhënë komunitetit ndërkombëtar idenë e një force praktike me kapacitet ushtarak që duhet marrë në konsideratë. Pra, me pak fjalë, bën pjesë në strategjinë e krijimit të një tensioni artificial, i cili të trazon ijet, me dhunën verbale që përdor Irani, teksa përpiqet të përgatisë të parën bombë atomike.Për të ndërtuar sa më shumë diversion, në skenë del edhe Ministri i mbrojtjes, Ahmad Vahidi, i cili theksoi nga një televizion iranian në gjuhën angleze (PressTv) se “raketa “sejil-2” nuk do të përdoret kurrë ndaj ndonjë shteti tjetër”. Por siç thotë ai, testi bën pjesë në strategjinë “për të përforcuar kapacitetin e mbrojtjes sonë”, ndaj vendeve armike si Izraeli dhe SHBA-të; që kanë kërcënuar shumë herë se do të bombardojnë centralet atomike të Iranit. Ministri xhelat, Vahidi, ka shtuar se “lëshimi i një versioni të “Sejil-2” mbetet brendapërbrenda kuadrit ushtarak të Iranit”, duke precizuar se “kapacitetet e raketës janë mbrojtëse dhe në shërbim të paqes dhe stabilitetit rajonal”.Kuptohet vetiu, se larg fjalëve që përdoren në kësisoj rastesh, guri që ka lëshuar (me qëllim) në mes të bisedimeve ndërkombëtare me lëshimin e raketave ka trazuar shumë humorin e diplomacisë. Sigurisht që reagimi ka qenë proporcionalisht dhe nuk është anashkaluar nga përfaqësia zyrtare amerikane. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Mike Hammmer, ka theksuar se këto veprime shkojnë në “një acarim të shqetësimit të komunitetit ndërkombëtar”, që e konsideron Teheranin “përgjegjëse për gjestet e saj sfiduese”. “Në momentin kur komuniteti ndërkombëtar i ofron Teheranit oportunitetin për të filluar ndërtimin e besimit, testet e saj raketore kanë vetëm efektin e minimit të këtij besimi, mbi qëllimet e paqes së deklaruar”.Preokupimet amerikane kanë patur rezonancë në të gjithë Evropën. Kryeministri britanik, Gordon Broun, ka deklaruar se “gjendemi përpara një argumenti që shqetëson shumë komunitetin ndërkombëtar dhe justifikon edhe sanksione të reja ndaj Iranit. Do të analizojmë me vëmendje çdo akt të këtij veprimi”. Për zëdhënësin e ministrisë së Jashtme të Francës, Bernard Valero, gjendemi “përpara një sinjali të keq që i drejtohet komunitetin ndërkombëtar”. Po kështu edhe zëdhënësi i qeverisë italiane, Maurizio Massarri, bën të ditur se “kemi shprehur një shqetësim të madh ndaj këtij veprimi raketor”, dhe se ne kemi “nevojë për gjeste konstruktive dhe jo për teste raketore për të instaluar një klimë besimi midis Iranit dhe komunitetit ndërkombëtar”....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›