E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD, Metalla: Rama fshihet në strofullën e lepurit

Deputetit demokrat Osman Metalla tha se mister 20 %-shi prej kohësh është fshehur në strofullën e lepurit. “Prej 4 javësh Mr. 20%, Kryestrumbullari i korrupsionit në Shqipëri e Ballkan, Kryetari i Bllokmenëve Junior, i vetëdeklaruar si fakir-fukara, nuk po del nga strofulla e Leprit. Publikimi i kontratës ku njëri nga zhvilluesit e qytezës “Edvin and Tan Lepri” detyrohet të fusë me 20% aksioner Dritan Avllajn, të njohur si Tan Lepri, ka tronditur thellësisht Edvin Leprin”, tha ai.

Më tej, deputeti i maxhorancës u shpreh se “kontrata ku vetëm njëri prej 20%- ve me vlerë fitimi 100 milion euro, detyrohet të vihet në emër të partnerit të Kryetarit të Bllokmenëve Junior, është arsyeja e saj. Skema e gjobitjes të ndërtuesve me 20%, e faktuar me dokumenta autentik, është arsyeja pse prej 12 vitesh, të huajt nuk lejohen të ndërtojnë në Tiranë. Publikimi e zbulimi me prova shkresore i skemës së prerjes së gjobave prej 20%, si në këtë kontratë, vetëm me njërin prej zhvilluesve, na detyron t’i kërkojmë përgjigje për pyetje të thjeshta. z.Rama: Ku je? Ku je futur? Pse fshihesh pas grave? “.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›